Amerika është e kënaqur me ecurinë e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.
Kështu ka deklaruar zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer gjatë një vizite në Mostar, në Bosnje-Hercegovinë:
“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë shumë të lumtura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Uashingtoni është shumë i kënaqur me rezultatet e atyre bisedimeve dhe marrëveshjeve që janë arritur.”
Palmer nuk komentoi gjatë për diskutimet që Bosnje-Hercegovina do të bëjë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo temë pritet të diskutohet gjatë takimit të Palmerit me anëtarëve të presidencës trepalëshe të Bosnjës, boshnjakut Shefik Xhaferoviç, kroatit Zhelko Komshiç dhe serbit Millorad Dodik.
Në 17 shtator, tre përfaqësuesit do të diskutojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kërkesa për njohjen e Kosovës është bërë nga Zhelko Komshiç, pjestari kroat i presidencës.
Prej vitesh përfaqësuesit boshnjakë dhe kroatë të presidencës kanë lobuar pro pavarësisë së Kosovës, por gjithnjë janë bllokuar nga përfaqësuesit serbë në presidencë.