
Amerika, Kosova dhe Serbia janë propozuar për çmimin Nobel për paqen, pas nënshkrimit të marrëveshjës së bashkëpunimit, në 4 shtator në Uashington.
Nominimi është bërë nga deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson.
Në një postim në Twitter, Jacobsson shkruan:
“Dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për çmimin Nobel për paqe, pasi përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe afrimi drejt paqes dhe njohjes reciproke.”
Deputeti ka publikuar në Twitter dhe letrën zyrtare dërguar Akademisë së Shkencave të Norvegjisë, e cila ndan çmimet Nobel.
Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump është propozuar për çmimin Nobel të paqes për vitin 2021, dhe për ndihmën e dhënë në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.