Amerika përgatitet për betimin e presidentit Biden

Amerika përgatitet për betimin e presidentit Biden

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të betohet, të mërkurën, por do të jetë një betim ndryshe nga ato që janë parë deri tani.

Grumbullimi i qytetarëve dhe festimet janë ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në vend të qytetarëve në lulishte janë vendosur mbi 190 mijë flamuj amerikanë.

Komiteti i Betimit i ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë për në Uashington, DC për të parë nga afër betimin.

Po ashtu mijëra trupa të Gardës Kombëtare kanë rrethuar zonën.

Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë në 150 vjet që presidenti në largim do të bojkotojë betimin e pasardhësit të tij.

Trump ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Inagurimit ku do të bëhet betimi i presidentit të zgjedhur Biden.

Tradicionalisht në ceremoninë e Inagurimit të presidentit të ri, marrin pjesë të gjithë ish-presidentët që janë ende gjallë –  si simbol i transferimit paqësor të pushtetit.

bidenn

Më shumë se 190 mijë flamuj amerikanë u vendosën në lulishten para Kapitolit, në shenjë të qytetarëve që nuk mund të marrin pjesë në betim.
biden jfl
Zona ku do të rrijë një pjesë e gazetarëve

 

biden

biden

 

Lajme te ngjashme