Trump nuk do marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Bidenit

Nga Exit News
Trump nuk do marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Bidenit

Presidenti në detyrë Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Inagurimit ku do të bëhet betimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden, në 20 janar.

Përmes një postimi në Twitter, Trump lajmëroi:

“Për të gjithë ata që më kanë pyetur, nuk do të marr pjesë në ceremoninë e Inagurimit në 20 janar.”

Njoftimi i tij vjen mes thirrjeve gjithnjë e në rritje për dorëheqjen e Trumpit, pasi demokratët dhe një sërë republikanësh besojnë se ai është fajtor për trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Tradicionalisht në ceremoninë e Inagurimit të presidentit të ri, marrin pjesë të gjithë ish-presidentët që janë ende gjallë –  si simbol i transferimit paqësor të pushtetit.

Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të Trampit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Fillimisht Tramp i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna, ai i bëri dy herë thirrje mbështetësve të tij që të qetësoheshin.

Nga përplasjet me policinë, janë raportuar 4 viktima dhe mbi 50 persona të tjerë janë arrestuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>