Amerika vendosi një tjetër rekord ditor për rastet e reja të koronavirusit të premten, me mbi 184 mijë të infektuar të rinj.
Po ashtu, numri i viktimave ditorë është rritur në Amerikë, ku vetëm të premten humbën jetën 1,431, shifra më e lartë në 10 ditët e fundit.
Në total në Amerikë janë infektuar më shumë se 10,7 milionë banorë dhe mbi 244 mijë prej tyre kanë humbur jetën.
Në Shtëpinë e Bardhë, në daljen e tij të parë që nga humbja e zgjedhjeve ndaj Bidenit, presidenti ende në detyrë Trump tha se ai pop ret që vaksina e prodhuar nga Pfizer të marrë sa më parë autorizimn e përdorimit emergjent dhe të jetë në dispozicion të popullatës së gjerë deri në prill.
Ai gjithashtu tha se qeveria federale nuk do të dorëzonte vaksinën në Nju Jork, sepse guvernatori i saj, Andrew Cuomo, “nuk beson se nga vjen vaksina”. Trump dhe Cuomo janë përplasur shpesh gjatë pandemisë.
Cuomo, në anën tjetër, tha se “asnjë nga ato që tha nuk është e vërtetë, befasi e papritur. Të gjithë jemi të lumtur për pasjen e një vaksine.”