Sot, 3 nentor amerikanët votojnë fizikisht për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Deri më sot më shumë se 96 milion amerikanë, mbi 45% e të gjithë votuesve të regjistruar kanë votuar me postë ose online.
Shumë shtete vendosën rekorde për numrin e votuesve. Madje Hawaii dhe Texas tejkaluan pjesëmarrjen e tyre totale zgjedhjet 2016.
Në tetë shtete të tjera – Florida, Georgia, Montana, Nevada, New Mexico, Carolina e Veriut, Tenneze dhe Washington – votimi me postë përfaqëson të paktën 90% të votave të përgjithshme të 2016.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shtetet rritën numrin e fletëve të votimit të shpërndara me postë për t’i dhënë votuesve një alternativë të sigurt për të votuar.