Organizata ndërkombëtare Amnesty International ka publikuar raportin vjetor mbi respektimin e të drejtave të njeriut në 154 vende të botës për vitin 2017.
Problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri, sipas raportit, janë korrupsioni, mosndëshkimi për krimet, mungesa e pavarësisë së mediave dhe dhunës ndaj gazetarëve, mungesa e mbrojtjes ndaj dhunës në familje dhe kërkesat e larta për azil në BE.
Më poshtë janë pikat kryesore të raportit për Shqipërinë:
– Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE pengohet, ndër të tjera, dhe nga progresi i pakët në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
– Pavarësia e mediave është e kompromentuar nga vetë-çensura, presioni i qeverisë dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, të cilëve nuk u sigurohet mbrojtja e duhur. Gjatë 2017-ës u regjistruan disa incidente me gazetarët si në rastin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe vrasjes së pronarit të një televizioni lokal në Vlorë. Ngjarjet janë ende të pazbardhura nga institucionet.
– Rreth 4,421 azilkërkues shqiptarë u kthyen vullnetarisht nga vendet e BE-së pas refuzimit të kërkesës për azil. 2 500 prej tyre ishin në Gjermani.
– Në maj, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se qindra persona nga komuniteti LGBT, viktima të trafikimit dhe të mbijetuarit e dhunës në familje mund të kenë janë deportuar gabimisht në Shqipëri që nga viti 2011, sepse gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar ishin mbështetur në udhëzime të gabuara.
– Rastet e dhunës në familje janë rritur; 420 urdhra të menjëhershëm të mbrojtjes u lëshuan deri më 1 qershor. Në gusht, gjykatësja Fildeze Hafizi u vra në makinën e saj nga ish-saj bashkëshorti. Ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtje për vitin 2015 pasiai e dhunonte. Ish-bashkëshorti i gjykatëses u arrestua në prill 2016, por përfitoi nga amnistia për të dalë nga burgu.
– Organizatat joqeveritare protestuan në shtator kundër shkrirjes së Ministrisë së Mirëqenies Sociale, e cila rrezikon të vërë në rrezik të gjithë sistemin e punës sociale.
– Autoritetet nuk kanë bërë asnjë përparim në vënien para drejtësisë të përgjegjësve për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe në gjetjen e eshtrave të tij.