Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi deklaroi se Shqipëria nuk e ka të nevojshme një karantinë të plotë, pasi situata me Covid-19 nuk është shumë e rënduar.
Në një intervistë për ABC News, të hënën, Koroqi u shpreh se numri i të infektuarve të rinj është stabilizuar dhe situata në spitale është nën kontroll:
“Situata agravohet ose lirohet në bazë të shifrave. Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektimeve të reja nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdoën.”
Ai theksoi se masat e marra deri më tani kanë dhënë efektet e prishtme, ndaj nuk është nevoja që ato të ashpërsohen:
“E vetmja gjë që bën lockdown është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë një një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen.”
Aktualisht në Shqipëri numri total i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në 67,690 prej të cilëve janë ende të infekuar 25,960 persona.