
Katër anëtarët e familjes Gjoka, që pësuan djegie për shkak të shpërthimit të bomblave të gazit në hotelin e tyre Velipojë, u nisën të martën drejt Italisë për kurim të specializuar.
Nëna dhe tre fëmijët kanë qëndruar 48 orë në reanimacionin e QSUT-së, por kanë pësuar djegie të gradës së tretë. Më herët, Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUT e ka cilësuar gjendjen e tyre si “të rëndë” dhe “jashtëzakonisht kritike”.
Gjendjen kritike e konfirmoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës tek të plagosurit në QSUT.
Transportimi jashtë shtetit i viktimave u krye me anë të autoambulancave të specializuara të urgjencës kombëtare dhe një spitali privat.
Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, dërgimi i 4 të lënduarve drejt Italisë është bërë privatisht.