Situata kritike për të plagosurit nga shpërthimi në Velipojë

Nga Exit News
Situata kritike për të plagosurit nga shpërthimi në Velipojë

Katër anëtarët e një familjeje që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë në gjendje të kritike.

Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUT u shpreh se nëna me tre fëmijët kanë prognozë të rëndë dhe situata është jashtëzakonisht kritike, si pasojë e shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar.

Gjendjen kritike të tyre e konfirmoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës tek të plagosurit në QSUT.

Një hotel në Velipojë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës si pasojë e shpërthimit të bomblave të gazit që ndodheshin në një magazinë në pjesën e pasme të tij.

Të lënduar kanë mbetur një nënë 30-vjeçare dhe tre fëmijët e saj, dy prej tyre të mitur dhe një 18 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>