Angli, 39 të vdekurit në kamion, përgjegjësi e mafies kineze të trafikut të njerëzve

Nga Gerard Gega
Angli, 39 të vdekurit në kamion, përgjegjësi e mafies kineze të trafikut të njerëzve

Tabloidët anglezë kanë hedhur dyshimet se mafia kineze e trafikut të njerëzve mund të jetë përgjegjëse në rastin e 39 të vdekurve të gjetur në një kamion 45 kilometra larg Londrës.

Mirror shkroi se e ashtuquajtura banda e “kokëgjarpërve”, e cila drejton prej dhjetëra vitesh trafikun njerëzor prej Azisë Lindore mund të jetë pas rastit të fundit ku policia gjeti 39 kinezë të vdekur.

BBC raportoi sot se policia kishte nisur të nxirrte kufomat e viktimave, 8 prej të cilave ishin vajza.

Viktimat u gjetën në pjesën figoriferike të kamionit që kishte udhëtuar nga Bullgaria në Belgjikë, më pas në Uells dhe rrugës për në zonën e Essex në lindje të Londrës. Itenerar ky që kishte zgjatur më shumë se 5 ditë.

I arrestuari i vetëm është shoferi i kamionit, Mo Robinson, 25-vjeç nga Irlanda e Veriut, i cili akuzohet për vrasje.

Robinsonit thuhet se i ranë të fikët kur kuptoi se kishte transportuar njerëz, megjithatë telefonata ndaj policisë është bërë prej tij.

Tabloidët anglezë, si The Sun, kanë rikthyer në vëmendje tragjedinë e ngjashme të viteve 2000 kur 54 burra dhe 4 gra, të cilat vinin nga zonat rurale të Kinës, u gjetën të vdekur në një kamion në Dover. Kamioni kishte ardhur në Angli nga Holanda.

Hetimet e atëhershme nxorrën në pah trafikun e kryer nga grupi i njohur si “kokë-gjarpërinjtë” të cilët u kishin marrë viktimave nga 20,000 paundë për trafikimin drejt perëndimit. Kjo bandë drejtohet nga

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>