Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka postuar në Facebook, të mërkurën, foton e anijes amerikane të ushtrisë duke kryer manovra në brigjet shqiptare.
“Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Lundrimi i anijes amerikane dhedy anijeve shqiptare është pjesë e trajnimit ushtarak të dy vendeve:
“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO.