
Anija spital USNC mbërriti ditën e hënë në New York për të ndihmuar spitalet e mbushuar me të infektuar. Personeli mjekësor në anije do të trajtojë pacientët pa koronavirus, në mënyrë që të lirojë shtretërit nëpër spitalet kovid-19, për t’i dhënë më shumë hapësirë trajtimit të të infektuarve me koronavirus.
Anija është një spital me një mijë shtretër, më shumë se sa shumica e spitaleve të qytetit.
Herën e fundit që anija ka ardhur në New York ka qënë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, 2011.
New Yorku ka 33,768 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 776 vdekje.