Anijet e mëdha ndalohen të lundrojnë në Lagunën e Venecias

Nga Exit News
Anijet e mëdha ndalohen të lundrojnë në Lagunën e Venecias

Anijet e mëdha nuk do të mund të lundrojnë më në Lagunën e Venecias.

Këshilli i ministrave në Itali ka miratuar propozimin e kryeministrit Draghi sipas të cilit vendosen rregulla mbi lëvizjen e mjeteve lundruese në lagunë, raportojnë media vendase.

Një ndër këto rregulla është ndalimi i lundrimit të anijeve të gjata 300 metra dhe me peshë mbi 70 ton.

Qytetarët e Venecias kanë ngritur prej kohësh shqetësimin mbi anijet e mëdha që ankoroheshin në lagunë. Sipas tyre ato shkaktonin shumë ndotje, ngrinin nivelin e ujit duke rrezikuar banesat si dhe bëheshin burim aksidentesh.

Në 2 qershor 2019, kroçiera MSC Opera humbi kontrollin duke dalë nga laguna e Venecias dhe u përplas me një traget të ankoruar duke vënë në rrezik jetën e turistëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>