Anita Jella dhe Gent Xholi emërohen drejtues prokurorie

Nga Exit News
Anita Jella dhe Gent Xholi emërohen drejtues prokurorie

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi të martën Anita Jellën në krye të prokurorisë së Durrësit dhe Genti Xholin në krye të prokurorisë së Apelit Tiranë.

Prokurorja Jella ka marrë konfirmimin në shkallën e parë të vetingut, por Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e saj.

Ndërkohë që Prokurori Xholi ka kaluar me sukses procesin e vetingut me një vendim të formës së prerë.

Në një deklaratë për Birn, KLP pohoi se procesi i vetingut nuk është pengesë për rritjen në karrierë të prokurorëve.

“Është detyrim ligjor i Këshillit që në procesin e ngritjes në deyrë të kryejë verifikim pasurie dhe figure, të mos kushtëzohet nga ecuria e vetingut. Përndryshe, i gjithë sistemi i karrierës, i cili është në një moment kritik sa i takon drejtimit në prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, do të mbetej i pezulluar për sa kohë vazhdon procesi i vettingut. Në rastin në të cilin Këshilli do të pranonte vetëm kandidatë të cilët janë konfirmuar me vendim të formës së prerë nga organet e rivlerësimit, do të cënonin parimin e barazisë në garë të prokurorëve”, u shpreh këshilltarja për mediat, Carmen Gjana.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme