Eksperti i i sëmundjeve infektive amerikane Anthony Fauci tha se shpreson që deri në fund të verës, të jenë vaksinuar shumica e amerikanëve.
Fauci u shpreh se sezoni i hapur për vaksinimin kundër Covid-19 mund të fillojë në prill.
Nga fundi i prillit, farmacitë, qendrat e vaksinave të komunitetit dhe njësitë e lëvizshme do të ndihmojnë për të rritur ritmin e vaksinimeve, njoftoi ai.
“Shpresojmë, ndërsa hyjmë në mes dhe në fund të verës, ne do të mund ta kishim përmbushur qëllimin e asaj për të cilën po flasim, domethënë shumica dërrmuese e njerëzve në këtë vend që janë vaksinuar”, tha ai.
Fuaci tha se lehtësimi i masave duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe shtroi se mbajtja e maskave do të jetë e nevojshme edhe për disa muaj.
“Do të ketë ende nevojë për të mbajtur maska. Ju doni të shmangni grumbullimet, por gradualisht mund të arrini në situatën kur mund të hapni restorante me vende të kufizuara. Por duhet të bëhet me maturi dhe gradualisht”.