Kompania amerikan e prodhimit të ilaçeve Merck & Co njoftoi të shtunën se ilaçi eksperimental antiviral molnupiravir që po zhvillohet sëbashku me kopaninë Ridgeback Bio tregoi ulje më të shpejtë të virusit infektiv në fazën e 2-të të studimit, raportoi Reuters.
“Gjetjet e këtij studimi janë premtuese. Ato treguan rënie më të shpejtë të virusit tek individët me COVID-19 të trajtuar me molnupiravir”, tha Ëilliam Fischer, Profesor i Asociuar i Mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Karolinës së Veriut, në një deklaratë për shtyp nga të dyja kompanitë.
Antivirali është aktualisht në fazaën e dytë të studimit. Faza e tretë pritet të përfundojë në maj.
Merck vendosi të përqendrohet në zbulimin e një ilaçi për kurimin e Covid19, pasi dy vaksinat e saj COVID-19 nuk arritën të gjeneronin përgjigjet e dëshiruara imunitare.