Antonio Tajani zgjidhet president i Parlamentit Europian

Antonio Tajani do të jetë presidenti i ri i Parlamentit Europian. Ai u zgjodh në krye të këtij institucioni me 351 vota ndërkohë që 282 votuan për kandidatin tjetër, socialistin Xhani Pitela. Ai ka qenë gazetar dhe më pas u emërua zëdhënës i ish kryeministrit Berluskoni. Tajani prej më shumë se 20 vitesh është eurodeputet nga partia “Forza Italia”. Italiani zëvendëson në krye të Parlamentit Europian socialdemokratin gjerman Martin Shulz.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>