Të gjithë fluturimet nga Tirana drejt veriut të Italisë dhe anasjelltas do të pezullohen deri më 3 prill, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Autoriteti i Aviacionit Civil, në zbatim të vendimit të qeverisë, lajmëroi sot pezullimin e fluturimet për dhe nga:
- Milano Malpensa,
- Milano Bergamo,
- Bologna,
- Firenze,
- Xhenova,
- Venecia,
- Verona,
- Pisa,
- Rimini,
- Peruxhia.
Ndërkohë sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, mëngjesin e sotëm kanë mbërritur avionë nga Bari dhe Roma. Ndërsa tre avionë të tjerë, dy nga Milano dhe një nga Firence pritet të ulen para orës 12:00.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me fluturimet e tjera nga Italia të parashikuara për sot.
Vendimi për pezullimin e fluturimeve me Italinë deri më 3 prill u mor sot nga qeveria si masë për përhapjen e koronavirusit, pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekur në Shqipëri.
Ata janë babë e bir, të cilët kanë ardhur nga Firence më 26 shkurt. Ata ndodhen në shërbimin infektiv në QSUT ku po marrin mjekim.