
Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë në garë kandidatën për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peto.
Në vendimin e datës 22 tetor, Apeli ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara të Petos.
Kandidatja Peto u skualifikua nga gara me argumentin se nuk plotësonte kriteret. Ajo më pas paditi në gjykatë KED.