Gjkykata e Apelit Antikorrupsion (GJKKO) vendosi të premten lënien në fuqi të masave të sigurisë për 9 zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë.
Tetë prej të andehurve u lanë në burg, ndërkohë që vetëm zyrtarja Anisa Bogdani u la në ‘arrest shtëpie’ për shkak se i duhet të përkujdesej për fëmijën e saj të mitur.
Të pandehurit kanë mohuar çdo akuzë, duke pretenduar se tenderimi i uniformave i është përmbajtur proçedurave të prokurimit publik.
Ndërkohë, sipas një raporti javën e kaluar, SPAK po përpiqet të kthejë disa prej tyre në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Për më shumë informacion se si u zbulua korrupsioni me tenderin 23 milionë € të uniformave të Policisë, Exit ka shkruar këtu.