Apeli i Shkodrës çon në Kushtetuese ndryshimin e kodit penal, jo leje për protestat

Nga Exit News
Apeli i Shkodrës çon në Kushtetuese ndryshimin e kodit penal, jo leje për protestat

Gjykata Apelit Shkodër i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shpallë antikushtetuese ndryshimet e kodit penal që konsiderojnë vepër penale protestat që organizohen pa leje.

Shqiptarja.com raportoi se Apeli i Shkodrës e ka depozituar ankimin në Kushtetuese që prej 28 janarit dhe pret që sapo të plotësohet trupa gjykuese kjo çështje të gjykohet.

Ndryshimi i bërë në vitin 2017 Nenit 262 në kodin penal kërkon leje për organizim të protestave në të kundërtën dënohesh me gjobë ose me burg deri në një vit.

“Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Ky nen sipas Gjykatës së Apelit të Shkodrës është antikushtetues dhe duhet shfuqizuar pasi heq të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Kjo Gjykatë po shqyrton çështje që lidhet me tubime të paligjshme.

Kjo është padia e dytë që niset nga një gjykatë Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e Tiranës ka kërkuar gjithashtu shfuqizimin e ndryshimit në kodin e procedurës penale për rishikimet e dënimeve dhëna në mungesë.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë. Për të gjykuar asaj i duhen të paktën 6. Ndërkohë në pritje për një vendim nga kjo Gjykatë janë edhe çështje si zgjedhjet e 30 qershorit, apo Teatri Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>