Apeli lë në burg të akuzuarin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Nga Exit News
Apeli lë në burg të akuzuarin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Gjykata e Apelit vendosi arrest me burg për Arbër Paplekaj të dyshuar kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ndërkohë për 10 persona të tjerë, apeli vendosi që ata të hetoheshin në gjendje të lirë. Konkretisht apeli liroi:

  • Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
  • Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Në 21 prill në lagjen 5 Maji në Elbasan, gjatë një konflikti mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, mes tyre dhe një oficere policie, Xhensila Sota, 27 vjeç.

Personat e plagosur janë Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe police.

Autori i vrasjes është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, i cili qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas vetëdorëzua në polici. Ai tha se ka qëlluar për vetëmbrojte.

LEXO  SPAK bllokon llogaritë bankare të mjekut Edvin Prifti

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme