Apeli liron ish-kryebashkiakun e Vorës, Kajmaku

Nga Exit News
Apeli liron ish-kryebashkiakun e Vorës, Kajmaku

Gjykata e Apelit caktoi masën detyrim paraqitjeje për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi si pasojë e kërkesës së prokurores së çështjes Arta Marku, me argumentin se Kajmaku vuan nga disa probleme shëndetësore.

Kajmaku u arrestua të martën nga policia, pasi në arrati prej 11 nëntorit 2019, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Ndaj tij ka një urdhër arresti dhe masë sigurie ´arrest me burg´, dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Në mars 2020, Exit News postoi foto të Agim Kajmakut duke lëvizur lirshëm në Tiranë dhe Vorë.

Madje në muajt e parë të vitit, Kajmaku është parë duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>