Apeli rikthen në burg 4 të akuzuarit e çështjes ‘Toyota Yaris’

Nga Stafi i Exit
Apeli rikthen në burg 4 të akuzuarit e çështjes ‘Toyota Yaris’

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rivendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’: Edi Lika, Klevi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri.

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Më 6 nëntor, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të akuzuarit, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri akuzohen për  “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Për të nëjtën çështje, policia ka shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se janë personat që do të merrnin paratë.

Më shumë për këtë çështje mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>