Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve mund të zvogëlojnë ndjeshëm përhapjen e Covid-19 edhe nëse ato përdoren nga një numër i vogël personash, tregoi një studim i botuar të enjten, ende i pamiratuar nga revistat shkencore, i kryer nga studiuesit në Google dhe Universitetin e Oksfordit.
Një aplikacion i përdorur nga 15% e popullsisë mund të çojë në një rënie prej 15% të numrave të infeksionit dhe në një rënie prej 11% të vdekjeve nga Covid-19, sipas modelimit statistikor të bërë nga Departamenti i Mjekësisë se Oxford-it.
Gjithashtu, studiuesit llogaritën një reduktim prej 8% të infeksioneve dhe 6% ulje të vdekjeve.
Gjetjet u bazuan në të dhëna nga një sistem dixhital gjurmimi i ngjashëm me atë të zhvilluar bashkërisht nga Google dhe Apple.
Aplikacioni i bërë nga dy gjigandët e teknologjisë ndjek ndërveprimet përmes sinjaleve Bluetooth dhe njofton në mënyrë anonime një person nëse dikush që ata takuan ka Covid-19.
Gjashtë shtete të SHBA-së dhe dhjetra vende të tjera kanë nisur përdorimin e aplikacionit.
Studiuesit simuluan përhapjen e Covid-19 bazuar në ndërveprimet në shtëpi, zyra, shkolla dhe protestat në vendet e King State, Pierce dhe Snohomish të Shtetit të Uashingtonit.
Studiuesit vunë në dukje se një aplikacion për gjurmimin e kontakteve nuk është një ndërhyrje e pavarur. Ata gjithashtu thanë se modeli i tyre ende përfaqëson një “thjeshtim dramatik të botës reale” dhe nuk merr parasysh lëvizjen e shtuar të njerëzve që kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes.