
Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave, do të jetë ministri i Shtetit për Rindërtimin.
Kryeministri Rama ka propozuar sot emërimin e Zotit Ahmetaj si ministër të Rindërtimit.
Presidenti Meta, po sot, ka dekretuar ish-ministrin në rolin e ri.
Sipas një postimi në rrjetet sociale të Kryeministrit Rama, zoti Ahmetaj do të bëjë “koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me programin [e rindërtimit] dhe do të ndjekë orë e minutë zbatimin e programit”.