Arben Frroku i shpëton burgimit të përjetshëm, Holanda e dënon me vetëm 18 vite

Nga Exit News
Arben Frroku i shpëton burgimit të përjetshëm, Holanda e dënon me vetëm 18 vite

Gjykata holandeze dënoi të mërkurën Arben Frrokun me vetëm 18 vite burg për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Për këtë vrasje ai ishte dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm, por autoritetet holandeze gjykuan se ky vendim ishte marrë në shkelje të të drejtave të njeriut. Frroku e ka apeluar vendimin.

Mediat holandeze raportuan mbrëmjen e së merkurës se 50-vjeçari Frroku i shpëtoi burgut përjetë duke përfituar nga fakti se vitin e shkuar Gjykata e Hagës rrëzoi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Frrokut do t’i njihen edhe ditët e burgut që ka kryer ne Shqipëri dhe Greqi, por që sidoqoftë nuk pajtohet as me 18 vite burg. Gazeta “De Telegraaf” citon avokatin Gerald Roethof, i cili thotë se “tashmë është e qartë se ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut me kërkesat për ekstradim”. Ai thotë se në Holandë “nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaja”.

Në prill 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Frrokun të pafajshëm, por më pas Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm, në mungesë, pasi Frroku ishte arratisur nga Shqipëria.

Ai u arrestua në Holandë më 28 prill 2016 me dokumente false. Frroku kishte udhëtuar atje me identitetin e rremë grek Renato Xhepa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>