Arbër Çekaj akuzoi se një klan i caktuar po përpiqet të përfshijë familjen e tij në trafik. Policia arrestoi të enjten babaine Arbër cekajt, Selim Cekaj për transportin e 49 kilogramë kokainë me kontenierin e bananeve, në Maminas.
Sipas gazetares Klodi Lala, në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Arbër Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja:
“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik”.
Arbër Çekaj u arrestua për transportin e 613 kilogramë kokainë nga ekuadori në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.