Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu njoftoi arrestimin e Eldjo Beko dhe shpalljen në kërkim të Klement Xhaferrit, të përfshirë në vrasjen e ndodhur më 21 prill, në Elbasan. Eldjo Beko u arrestua për veprime që pengojnë zbradhjen e ngajrje dhe Klement Xhafferi u shpall në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë
Veliu njoftoi se Arbër Papleka akuzohet për veprën penale të vrasjes. Paplekës ju sekuestrua një armë tip Glock dhe një armë zjarri.
Ai njoftoi se “automjeti pa targa i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka gjetur dokumenat të dyshimta për blerjen e votës”. Veliu sqaroi se “jemi njoftuar nga Arjan Hoxha përgjegjës i sigurisë së shtabit të PD-së”.
“Më 21 prill ka ardhur një njoftim ku bëjnë prezent 3 furgona duke ngritur shqetësimin që po kryehej nga këto makina në rrugët e Elbasanit dhe që ishin të armatosur”, u shpreh Veliu.
Drejtori i Policisë u shpreh se ngritja e strukturave mbrojtëse të votave nga PD nuk parashikohet në ligj dhe në kod zgjedhor:
“Në zbatim të ligjeve shqiptare, për policinë e shtetit i vetmi institucion përgjegjës për ruajtje e sigurisë ëshët vetëm policia e shtetit. Në referim të kodit zgjedhor nuk është përcaktuar në asnjë nen e germë që subjektet politike të krijojnë struktura paralele për ruajtjen e votës”.