Drejtori i Policisë Ardi Veli deklaroi të martën se policia ia ka dalë të përballet me sfidat e tre viteve të fundit.
Veliu mori pjesë në konferencën e Ministrisë së Brendshme mbi anketimin e qeverisë suedeze për perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit.
Sipas Veliut rezultatet e anketimit suedez tregojnë përmirësim të opinionit të publikut ndaj Policisë.
Ai prezantoi rezultatet e 3 viteve të fundit.
Ai tha se ato janë përmirësuar dhe shtoi se 2018, 2019, 2020 kanë qenë vite sfidash për Policinë, ku përmendi zgjedhjet, turizmin, pandeminë e protestat. Por sipas Veliut Policia ia ka dalë me të gjitha këto sfida.
“Të gjitha këto kanë sjellë përmirësimin e kënaqësisë së publikut, ku 80% e të anketuarve ndjehen shumë të sigurt apo të sigurt. E nevojshme të ndalemi tek treguesit konkret që lidhen me sigurinë e qytetarëve. Vrasjet me dashje, nga 102 në 11 mujorin e parë të 2013, në 52 në 2019, dhe 45 në 2020. Vjedhje me pasojë vdekjen nga 6 raste në 2013, asnjë rast 2019, asnjë rast 2020 në 11-mujorët më parë”, tha ai.