Ardit Cela, kandidati i LSI-së akuzon PS-në për vjedhje të mandatit në Berat

Nga Exit News
Ardit Cela, kandidati i LSI-së akuzon PS-në për vjedhje të mandatit në Berat

Drejtuesi politik i i LSI për qarkun e Beratit, Ardit Cela akuzoi të martën PS për përvetësim të mandatit të pestë në këtë qark.

Ne kemi prova dhe fakte që ky mandat i LSI është trasferuar dhunshëm në tavolinë në KZAZ 66 në Berat, ku kutitë e votimit të konstatuara nga grupet e numërimit, të cilat  kanë patur fletëvotimi më shumë se sa votues në mënyrë të dhunshme nga anëtarët e mazhorancës janë quajtur të vlefshme kur ato duhet të ishin të pavlefshme,” dekalroi Cela.

Sipas tij, kjo solli transferimin “në mënyrë të dhunshme” të mandatit të LSI-së te shumica socialiste.

Kandidati i LSI denoncoi gjithashtu mbushjen e kutive me vota shtesë në qendrat e votimit numer 3431, 3318 dhe 3445 në qarkun e Beratit.

Marrja e vendimeve në mënyrë të dhunshme, me forcën e kartonit dhe me fuqinë e pushtetit, që ne miratojmë cfarë të duam, nuk mund të pranohet si fakt,” shtoi Cela.

Ai kërkoi rinumërimin e të gjitha votave të qarkut Berat në mbyllje të deklaratës për shtyp.

Burime për Exit News, të ndodhur në KZAZ 66 gjatë numërimit të votave, konfirmojnë konstatimin e një parregullsie në një nga kutitë e fundit.

Sekretari i KZAZ bëri me dije mëngjesin e së hënës se një nga kutitë ishte lënë mënjanë për t’u diskutuar nga KQZ, pasi në të ishin gjendur vota të votuesve që nuk i përkisnin asaj zone.

Njëkohësisht, ishin vota të cilat nuk rezultonin në procesverbalin e KQZ në mbyllje të procesit të votimit.

Pas mbledhjes së KQZ, u mor vendimi për t’i konsideruar votat të vlefshme dhe vetëm pak më vonë, u bë e ditur se PS kishte marr mandatin e pestë në qark.

Burime për Exit News kërkuan koment nga kryetarja e KQZ mbi parregullsinë, por ajo hodhi poshtë versionin e votave të tepërta.

Problemi, tha ajo, ishte në lidhje me dy fletë votimi të ngjitura, nga të cilat njëra kishte vulën dhe tjetra shenjën e votimit.

KQZ u mblodh për të diskutuar dhe vendosi që fletat të konsideroheshin të vlefshme, shtoi ajo.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>