Arkitekti Astrit Seranaj denoncoi se mbrëmjen e së shtunës është shoqëruar pa shkak në polici, ku dhe është dhunuar.
Gjatë protestës kundër dhunës policore, mbrëmjen e së dielës, Seranaj deklaroi se policia ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe të ndaluarve të tjerë një ditë më parë:
“Policët me uniformë në një moment më shoqëruan dhunshëm në komisiariat.
Më tha ‘kthehu mbrapsht’ e unë u ktheva. Më tha ku e ke kartën e identitetit dhe pse ia dhashë, prapë më shoqëruan. Më përdrodhën në të dyja krahët.
U dhunuan edhe të shoqëruarit e tjerë. Në polici jemi keqtrajtuar, në komisariat jemi dhunuar fizikisht. Kolegun tim e goditën me shkelm në fytyrë.”
Seranaj, një prej aktivistëve që ka protestuar për muaj me radhë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, akuzoi policinë se po tenton të shtypë të drejtat qytetare me dhunë:
“Në të gjitha institucionet ka dhunë. Policia është krijuar si instrument që të shtypë zërin qytetar. Edhe vrasja e Klodian Rashës është frymë, në vazhdë të dhunës policore. Më vjen keq që dhuna është futur në strukturat e Policisë së Shtetit.”