Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në rajonin e Nagorno-Karabakh.
Vendimi u arrit pas bisedimeve mes ministrave të jashtëm armen dhe azer, me ndërmjetësimin e ministrit të jashtëm rus. Bisedimet zgjatën rreth 10 orë.
Por pavarësisht kësaj lufta mes dy vendeve ka vazhduar të paktën deri të shtunën në mengjes.
Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për thyerje të armëpushimit.
Ndërsa, presidenti azer u shpreh se ai po kërkon një marrëveshje politike.
Të dyja vendet janë përplasur për rajonin e Nagorno-Karabakh, një zonë e kontrolluar nga azerët por e ndodhur në territor azer.