Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo i diagnostifikuar me Covid-19 u dërgua të enjten në darkë në Bari, Itali. Lajmin për infektimin e Arqipeshkvit u dha nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, të mërkurën.
Ai u shtrua në spitalin kovid 2 për vështirësi në frymëmarrje.
Më herët edhe kreu i kishës Ortodokse, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me kovid disa ditë më parë.