Arratisen 2 të burgosur, njëri arrestohet nga policia

Nga Exit News
Arratisen 2 të burgosur, njëri arrestohet nga policia

Dy të dënuar janë arratisur mesditën e 14 prillit nga burgu i Bënçes në Tepelenë.

Exit News ka mësuar se ata janë Eduart Kaçaj dhe Ervis Canka.

Policia ka mundur të kapë njërin Kaçajn 500 metra larg burgut, ndërsa Canka ka shpëtuar.

Kaçaj ishte në paraburgim dhe priste gjykimin. Ai akuzohet për trafik droge.

Ervis Canka, po ashtu, akuzohet për trafik droge. Ai u arrestua në vitin 2016, në aksin Tepelenë-Përmet, duke transportuar 5 kilogramë heroinë dhe 10 kilogramë kanabis. Ai kishte shërbyer për disa kohë si informator i Shërbimit Informativ të Shtetit për trafikantët e drogës, por e ka përdorur këtë fakt për të transportuar vetë drogë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>