Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg tetë të arrestuarit për kultivim kanabisi në malin e Gomenit, pranë Zallherrit.
Po ashtu gjykata ka lënë në fuqi dhe masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit e tjerë:
- Për katër prej tyre masa e sigurisë është ‘arrest në shtëpi’;
- Për dy prej tyre masa e sigurisë është ‘detyrim paraqitje’.
Të 14 të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr.
Parcelat me kanabis janë asgjesuar nga policia në periudhën qershor-gusht.