Arrest me burg për kultivuesit e kanabisit në Zallherr

Nga Exit News
Arrest me burg për kultivuesit e kanabisit në Zallherr

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg tetë të arrestuarit për kultivim kanabisi në malin e Gomenit, pranë Zallherrit.

Po ashtu gjykata ka lënë në fuqi dhe masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit e tjerë:

  • Për katër prej tyre masa e sigurisë është ‘arrest në shtëpi’;
  • Për dy prej tyre masa e sigurisë është ‘detyrim paraqitje’.

Të 14 të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr.

Parcelat me kanabis janë asgjesuar nga policia në periudhën qershor-gusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>