
Gjykata e Tiranës ka dhënë, të shtunën, masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’ për dy ortakët e një pallati, Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, të cilët u konfliktuan me armë zgjarri pak ditë më parë.
Po ashtu gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre rojet e pallatit.
Në 13 janar, pas një konflikti me armë Sino Llanaj, 42 vjeç, u plagos.
Konflikti ka ndodhur për pronësinë e një pallati. Llanaj është dhunuar dhe fizikisht disa ditë më parë, para konfliktit ku mbeti i plagosur.
Policia ka shpallur në kërkim personin që e ka plagosur atë.