Arrestime në Rinas, policia gjen 30 mijë paund e dokumente të falsifikuara

Nga Exit News
Arrestime në Rinas, policia gjen 30 mijë paund e dokumente të falsifikuara

Policia e Rinasit ka arrestuar, të shtunën, dy qytetarë në aeroport.

Rasti i parë ishte një 39-vjeçar, të cilit iu gjetën në valixhen e dorës 30 mijë paund të padeklaruara.

Ai udhëtonte nga Anglia. Prokuroria ka nisur hetimet për akuzën ‘mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë’.

Ligji për doganën parashikon se nëse personat që hyjnë në kufirin shqiptar kanë një shumë më të lartë se 10 mijë euro me vete, ose ekuivalentin në monedha të tjera, ata duhet ta deklarojnë atë, bashkë me burimin e të ardhurave.

Ndërsa e arrestuara tjetër është një iraniane 27-vjeçare. Ajo u kap pasi tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar me gjeneralitetet e një shtetasje norvegjeze. Policia gjeti dhe dokumente të tjera të falsifikuara në çantat e iranianes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>