Arrestimi i 4 grabitësve, si ra policia në gjurmët e tyre

Arrestimi i 4 grabitësve, si ra policia në gjurmët e tyre

Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë zbardhur të gjithë skemën e grabitjes së 3.2 mln dollarëve pranë Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt. Po si ra policia në gjurmët e autorëve, 4 prej të cilëve tashmë të arrestuar. Dy janë faktet e rëndësishme që ndihmuan policinë. Kurthi ndaj të ndaluarit të parë, Fation Xhyliut si dhe gjurmimi i mjetit që u larguan autorët pas djegjes së makinave që përdorën në grabitje. Xhyliu, ish punonjës i policisë private, ka qendruar pak metra larg vendit kur po kryhej grabitja. Ishte kjo arsyeja e ndalimit të tij.

Përgjimi i bisedës

Në datë 11 shkurt policia ka ndaluar Xhyliun pasi është pikasur pranë vendit teksa kryhej grabitja. Ish punonjësi i policisë private është shoqëruar në komisariat së bashku me vëllain e tij. Pasi ka refuzuar para hetuesve të ketë lidhje me grabitjen, atij i është ngritur një kurth. Ai është lënë në dhomën e izolimit i vetëm me vëllain, biseda mes të cilëve është përgjuar. Mendohet se Xhyliu ka folur për grabitjen.

Mjeti që u larguan autorët

Një tjetër fakt i rëndësishëm për policinë ka qenë dhe gjurmimi i mjetit që autorët u larguan. Policia ka kqyrur të gjitha kamerat e sigurisë të vendosura në zonë. Rezulton se autorët kanë lëvizur në drejtim të Vorës.

Të arrestuarit në aksionin e djeshëm të policisë së zhvilluar në Vorë e Fushë-Prezë janë: Neim Avdylaj (ish komando), Dition Memlikaj (ish komando) dhe Ernest Kupa (biznesmen). Pas fakteve të mbledhura rezulton se, të njëjtët persona janë autorët dhe të dy grabitjeve të ndodhura në të njëjtën zonë, më 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015. Gjatë aksionit policia ka gjetur dhe sasi të ndryshme valute, që dyshohet se janë grabitur në këto ngjarje.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe dy personat e tjerë të përfshirë në grabitjen e fundit. Ata janë Admir Murataj, i cili dyshohet se është organizatori i grupit dhe Admir Ç. Policia vijon aksionin për arrestimin e tyre pasi dyshon se ata nuk e kanë dalë jashtë vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>