Rreth 150 studentë janë arrestuar të martën në Turqi pas protestave kundër presidentit Recep Tayip Erdogan.
Protestat erdhën pas caktimin të rektorit të një prej universiteteve më të mira në Stamboll Bogazici, nga Erdogan.
Studentë dhe profesorë të këtij universiteti kundërshtuan ndërhyrjen e Erdogan duke theksuar se është cënim i lirisë universitare.
Presidenti Erdogan caktoi në janar, Melih Bulu rektor të universitetit Bogazici, një figurë e kundërshtuar nga studentët dhe stafi akademik.
Ky universitet prej vitesh ka zgjedhur rektorin përmes zgjedhjeve dhe një ndërhyrje e tillë ka nxitur protesta të shumta në këtë universitet.
Protestat kanë bijuar prej disa javësh por ato eskaluan gjatë fundjavës pas arrestimit të disa studentëve, të cilët vendosën shenja të fesë islame në flamurët e komunitetit LGBTQ.