Dy mjekët që kanë kuruar Eduart Lamajn, autorin e dyshuar të atentatit ndaj dy biznesmenëve në Laç, janë arrestuar.
Mbrëmjen e 20 qershorit Lamaj ka shkuar në një spital privat në Tiranë pasi gjendja e tij shëndëtësore ishte përkeqësuar nga një plagë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç kishin pranuar ta operonin Lamajn pa e referuar ngjarjen në polici. Në këmbin të kësaj mjekët do të merrnin 10 mijë euro. Dy mjekët akuzohen për veprat penale ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.
Shtrimi i të dyshuarit në spital është zbuluar nga vizitat e vazhdueshme të të afërmve të tij në spital, të cilët ishin në monitorim nga policia.