Arrestohen 2 persona për blerje vote në Vlorë

Nga Exit News
Arrestohen 2 persona për blerje vote në Vlorë

Dy persona u arrestuan për përpjekje për të blerë vota në qytetin e Vlorës, njoftoi Policia. Personat e arrestuar të mërkurën janë: shtetasi turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

“Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021”, njoftoi Policia.

Ngjarja po hetohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokuroria e Posaçme SPAK Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>