Policia e Korçës arrestoi të mërkurën 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh.
Policia njofton se personat e arrestuar janë G. D., 36 vjeç dhe A. J., 23 vjeç, banues në Pogradec.
Ata u arrestuan aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht, duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.