
2 shtetas shqiptarë u arrestuan në Janinë për trafikimin e 38 kilogramë kanabis, të enjten. Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar janë M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë.
Ndërsa, një person i tretë, bashkëpunëtor i këtyre dy shtetasve, u largua pa u kapur.