Policia ka arrestuar tre persona të cilët vidhnin dhe trafikonin vepra arti të Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Të arrestuarit janë 49-vjeçari A.V., banues në Fier, 37-vjeçari A.V., banues në Tiranë dhë 48 vjeçari R.Z.,banues në Tiranë.
Policia e Durrësit arrestoi njërin prej tyre tekse po i jepte makinës, në zonën e Currilave. Atij iu gjetën në makinë një statujë antike dhe një vazo amfora.
Ata i shisnin objektet për 18 deri në 25 mijë euro secilën, kryesisht në Itali.