
5 persona u arrestua të premten për shpërndarje droge me doza të vogla në Tiranë. Një prej tyre ishte polic i RENEA-s.
Personat e arrestuar janë Real Luli, 27-vjeç dhe 4 persona të tjerë, Jurgen Vaid Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 26 vjeç, Gevi Spahia, 27-vjeç dhe Ergi Sala, 26 vjeç.
Policia sekuetroi kokainë dhe kanabis në apartamentet e shpërndarësve në zonën e ish-Parkut. Ata e shpërndanin drogën në në zonën e “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet Studenti.