Vijon trafiku i emigrantëve të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si vend tranziti për në BE, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë kapur duke u transportuar 35 persona.
Rastet janë shënuar në Fier, Kurbin dhe Tepelenë, ndërsa policia ka arrestuar 5 persona të akuzuar për transportimin e emigrantëve.
Gjatë muajt shtator janë kapur rreth 200 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu ishte premtuar kalimi në vende të BE-së.
Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020 ndërsa 11,5 milionë euro përllogariten të jenë fituan nga trafikantë gjatë kësaj periudhe kohore.
Kthimi i Shqipërisë në vend kryesor tranzit drejt vendeve të BE-së ndodhi pas vitit 2017, kur Hungaria dhe Maqedonia e Veriut rritën kontrollin e kufijve. Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavia, Kapshtica dhe Qafë Bota.