Arrestohen 5 persona për transport të 35 emigrantëve

Nga Exit News
Arrestohen 5 persona për transport të 35 emigrantëve

Vijon trafiku i emigrantëve të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si vend tranziti për në BE, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë kapur duke u transportuar 35 persona.

Rastet janë shënuar në Fier, Kurbin dhe Tepelenë, ndërsa policia ka arrestuar 5 persona të akuzuar për transportimin e emigrantëve.

Gjatë muajt shtator janë kapur rreth 200 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu ishte premtuar kalimi në vende të BE-së.

Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020 ndërsa 11,5 milionë euro përllogariten të jenë fituan nga trafikantë gjatë kësaj periudhe kohore.

Kthimi i Shqipërisë në vend kryesor tranzit drejt vendeve të BE-së ndodhi pas vitit 2017, kur Hungaria dhe Maqedonia e Veriut rritën kontrollin e kufijve. Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavia, Kapshtica dhe Qafë Bota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>